Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutash, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ulutash dhe Hovenier folën mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, teksa e ka përshëndetur kontributin e gjatë të ShBA-së për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.
Ambasadori Hovenier tha se ShBA-të qëndrojnë fuqishëm me NATO-n.
“Takim i mirë me Komandantin e KFOR-it, Ulutash. Përfocuam angazhim tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme”, tha Hovenier.
Hovenier bashkë me ambasadorët e tjerë të QUINT-it dhe atë të BE-së në Kosovë kanë folur sot edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku temë diskutimi kanë qenë çështjet aktuale.
“Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.