Analisti, Ilir Mirena, e ka quajtur Astrit Deharin të manipuluar dhe të “budallëm”, ku sipas tij ai e e ka humb jetën vetëm për me ardhë në pushtet Vetëvendosja.
“Astrit Dehari ka qenë një i ri, i budallëm dhe i manipuluar që e ka humb jetën në liri dhe demokraci në Kosovë, vetem për me ardh n’pushtet mashtruesit e VV’së, të prirë nga Albin Kurti”, ka thënë Mirena.
Tutje, ai Deharin e ka quajtur viktimë të dallavereve të VV-së, duke i dalë në mbrojtje sakrificës së Adem Demaçit.
“Disa gjana po duhet me i thanë brutalisht përballë poshtërsisë brutale të VV’së, kur e krahasojnë sakrificën 28 vjeçare të simbolit të rezistencës, Adem Demaçit, me viktimën e dallevereve të tyre, Astrit Deharin…“, ka shkruar Mirena.