Zyrtari i Telekomit që ka sulmuar sot një gazetar është arrestuar.
Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Insajderi se personi i dyshuar është ndaluar për veprën penale “sulmi”.
“Është ndaluar personi i dyshuar për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Nikçi.
Sot gazetari i “Peja në Fokus” u sulmua dhe u fye nga një person. Në videon e publikuar, personi që e sulmon gazetarin shihet i veshur me uniformë e Telekomit.
Ai edhe e shan rëndë gazetarin.