Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi i është gjetur 5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Ndërsa pas intervistimit është kuptuar që i njëjti tashmë kishte urdhëresë aktive
“I/ 08.03.2024 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, dhe gjatë kontrollit njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari pas intervistimit dhe verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresës aktive. Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit“, thuhet në njoftim.