×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre të vdekur nga një ortek në resortin e skive Zermatt në Zvicër

    Insajderi
    02 April 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ortek në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një, pasi autoritetet paralajmëruan për rrezikun e fatkeqësive të tjera për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një operacion i madh shpëtimi filloi pavarësisht motit të keq.

    Por kërkimi u ndërpre në mbrëmje, tha kantoni Valais në X, duke konfirmuar se tre persona kishin vdekur dhe një u plagos.

    Reshjet e dendura të borës dhe erërat shumë të forta i kanë shtyrë autoritetet të paralajmërojnë për një rrezik të madh orteku në Alpet jugore të Zvicrës.

    Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive.

    “Duhet të priten ortekë shumë të mëdhenj, dhe në disa raste jashtëzakonisht të mëdha, spontane”, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark