Konfiskimi i pasurisë së kryeterroristit Radojçiq - Lista Serbe del me reagim propagandues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskimi i pasurisë së kryeterroristit Radojçiq – Lista Serbe del me reagim propagandues

    Insajderi
    04 April 2024 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka lëshuar një reagim propagandues kundër aksionit të sotëm të autoriteteve kosovare të cilat basitesën dhe konfiskuan pasuri të kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojiçiq.

    Sipas tyre më këto aksione, kryeministri Albin Kurti, po tenton t’i frikësojë serbët.

    “Sot në Mitrovicë, në bazë të urdhrit të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit shtesë, në mënyrë të paligjshme dhe të paarsyeshme iu mor shtëpia dhe çatia mbi kokë fëmijëve të Milan Radoiçiqit nga Kosova, por edhe për të frikësuar të gjithë serbët dhe për t’u dhënë atyre një mesazh se nuk kanë vend këtu”.

    “Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb pyesim veten nëse presioni për emigrimin e serbëve dhe fëmijëve serbë është bërë gjë normale dhe vlerë evropiane e shekullit XI? A është faji i secilit prej nesh sepse ai është serb, dhe kjo është një arsye mjaft e mjaftueshme për shtypje dhe dëbim nga ky rajon? A janë të vetëdijshëm përfaqësuesit ndërkombëtarë se duke heshtur janë bërë bashkëfajtorë të dukshëm në dëbimin e serbëve?”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

    Aksioni i nisur në orët e mëngjesit ndaj pronave të kryeterroristit, Milan Radojçiq ka përfunduar pas orë 17:00, ka bërë me dije për Insajderin, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka konfirmuar se aksioni është zhvilluar tek Vila në Ujman, restoranti Grey si dhe një banesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark