
Një ditë më parë, në raportin e policisë u raportua për një vjedhje të rëndë në fshatin Sopijë të Suharekës, pas kësaj policia ka ndërmarrë veprime, shkruan Insajderi.
Përmes raportit 24 orësh, bëhet me dije se njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e stolive të arit, argjendit dhe disa orë dore.
Po ashtu në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi