×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Tahiri: Kjo çmenduri duhet të ndalet tani

    Insajderi
    17 April 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ata janë ndaluar në kufi mbrëmë rreth orës 10 e deri me tani ende nuk janë lejuar të kalojnë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Serbia nuk i ka lejuar kosovarët të kalojnë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë si reagim i dëshpëruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare. Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark