Insajderi
Botë

Navalnaya: Putini mund të përdorë armë bërthamore

Insajderi
22 April 2024 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Navalnaya: Putini mund të përdorë armë bërthamore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E veja në mërgim e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalny, Julia Navalnaya, tha në një intervistë se “askush nuk e di se çfarë të presë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi se lideri i Kremlinit mund të përdorë armë bërthamore”.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij. Ai ndoshta do ta bënte”, tha Navalnaya kur u pyet nëse mendonte se Putin do të refuzonte të përdorte armë bërthamore.

”Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Qëndroni pranë meje. Të ndajmë jo vetëm zinë dhe dhimbjen e pakufishme që na mbështjell, por edhe zemërimin tonë. Zemërim ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, shtoi ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark