Insajderi
Botë

Fëmija 15 muajsh vritet nga kafshimi i dy pitbullëve në Itali

Insajderi
22 April 2024 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fëmija 15 muajsh vritet nga kafshimi i dy pitbullëve në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmi nga dy qenë pitbull i ka marrë jetën një foshnje vetëm 15 muajsh në Salerno të Italisë. Kafshimet ishin aq të forta sa i kushtuan jetën vogëlushit, ndërsa nëna e tij ka mbetur e plagosur.

Qentë janë në pronësi të një miku të nënës së fëmijës. Kjo e fundit ka tentuar të ndërhyjë, por është sulmuar edhe vetë, duke marrë plagë, por nuk është në rrezik për jetën.

Sipas mediave lokale, që citojnë hetuesit, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një “kukull” lodër, ose si një objekt me të cilin ndonjëherë luanin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark