Veton Rrecaj, avokat i Esad Dërvishollit, të dyshuar për përfshirje në mashtrimin me “Call Center”, ka thënë se Prokuroria nuk posedon prova për mbajtjen e klientit të tij.
Ai këtë e ka thënë në një prononcim për Gazetën Insajderi derisa rreshtoi arsyetimet e tij si palë mbrojtëse.
“…e kundërshtojmë në tërësi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në raport me të mbrojturin tim dhe në mënyrë kategorike pasi që konsiderojmë se në rastin konkret nuk janë plotësuar kushtet e domosdoshme ligjore për caktimin e kësaj mase të sigurisë si masa më rënde e parapara me kod. Në rastin konkret konsiderojmë se mungon kushti esencial dyshimi i bazuar se i mbrojturi im të jetë i inviolvuar apo të ketë ndërmarr ndonjë veprim inkriminues në drejtim të veprave penale
për të cilat dyshohet e në asnjë rrethane t’i ketë realizuar veprimet apo figurën e veprave penale të lartcekura”, ka thënë ai.
Avokati tutje ka shpjeguar se si sipas tij klienti i tij është mashtruar nga një person në Turqi.
“…i mbrojturi im gjatë deklarimit të tij në polici në mënyrë të sinqertë dhe të qartë ka shpjeguar se si ka ra në kontakt me një person nga Turqia të cilin faktikisht fare nuk e ka takuar fizikisht dhe i cili të mbrojturin tim e ka vene në lajthim duke ju paraqitur si punëtor i një banke te Gjermanisë dhe duke i deklaruar se është i angazhuar nga bankat që klientët e bankave t’i siguroj lidhur me rreziqet eventuale që ata kanë në raport me llogarit e tyre bankare”.
Avokati Rrecaj thotë se vepra penale nga klienti i tij asnjëherë nuk u realizua.
“…i mbrojturi im duke pasur nevojë për një punë dhe duke qenë laik ne çështje juridike duke marr parasysh profesionin e tij, ka ra pre e këtij mashtrimi nga ai person mirëpo edhe pse i mbrojturi im ka pranuar se ka telefonuar disa persona asnjëherë nuk ka arritur që të njëjtit ti’ bind apo ti venë në kontakt me shtetasin turk të lartcekur çka nënkupton se vepra penale nuk është realizuar, shto këtu faktin edhe se i mbrojturi im asnjëherë nuk ka realizuar ndonjë përfitim financiar nga këto telefonata edhe pse personi turk i lartcekur i ka premtuar se nëse eventualisht do te arrihet qëllimi sipas tij i sigurimit të klientëve të bankave do ti ofroje një shume siç ka deklaruar i mbrojturi im 20 % te vlerave, mirëpo asnjëherë nuk i ka realizuar”, ka potencuar pala mbrojtëse përcjell Insajderi.

Insajderi raportoi ekskluzivisht për skemat e mashtrimit me “Call Center” në Kosovë.
Raportimet lidhur me dyshimet për mashtrim: