Insajderi
Insajderi Video

Haxhi Avdyli shkrihet për shefat e tij: Unë si mjek i trurit e kam analizu Kurtin, është enciklopedi që ecë- Tash me m’pa Dejona Mihali vjen m’përqafon

Insajderi
25 October 2024 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhi Avdyli shkrihet për shefat e tij: Unë si mjek i trurit e kam analizu Kurtin, është enciklopedi që ecë- Tash me m’pa Dejona Mihali vjen m’përqafon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli në një intervistë për Insajderin nuk ka hezituar ta përshkruaj kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti është njeriu më inteligjent që e ka takuar.

“Z.Kurti është njeri më inteligjent që e kam takuar ndonjëherë, është enciklopedi që ecë. Shkrihesh tu kesh me të. Është shumë i respektueshëm”, ka thënë Avdyli për Insajderin.

Avdyli më tutje ia ka bërë një analizë mjekësore kryeministrit Kurti, duke treguar pse ai nuk bie pre e presioneve.

“Ai nuk bie pre e presioneve, si mjek i trurit e kam analizuar pse? Pse ai presionit i bën ballë, sepse ai ka kaluar sfida shumë të mëdhaja, sipas bashkëkohanikëve të tij, Albini ka qenë i rrahur për vdekje. Ai e mendon unë e kam kaluar këtë presion të vdekjes në burgjet serbe, dhe nuk kam lëshuar pe me thanë Kosova të heq dorë nga pavarësia, pse tash duhet me hek”, ka thënë Avdyli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark