
Operatorët e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përfshirë KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë paraqitur një kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë kërkesë dhe mënyrën si duhet të veprojë Qeveria Kurti, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka dhënë një deklaratë për Insajderin.
Nushi ka thënë se qeveria duhet të veprojë në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe jo të favorizojë korporatat multinacionale.
Ai deklaori se shteti duhet të sigurohet që të paguajnë vetëm kostot operacionale të kompanive dhe jo fitimet e tyre.
“Ne nuk duhet të sigurohemi që t’iu paguajmë fitimet e atyre kompanive, por duhet të sigurohemi që t’iu mbulojmë kostot operacionale. Për llogaritë e brendshme nuk duhet të shqetësohemi ne si qytetarë,” ka deklaruar Nushi.
Intervista e plotë: