Ja disa nga rastet kur gazetarët u sulmuan nga mbrojta e Kurtit, para syve të tij/VIDEO - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ja disa nga rastet kur gazetarët u sulmuan nga mbrojta e Kurtit, para syve të tij/VIDEO

    Insajderi
    02 May 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e re, nafaka e vjetër. Kështu mund të thuhet për sjelljet tendencioze të Albin Kurtit ndaj gazetarëve. Atëherë kur nuk i konvenon të flasë, i kalon para sikur të mos ekzistojnë fare. Madje, nuk merr mundimin as t’i përshëndesë.

    Sjellje të ashpra ndaj gazetarëve kanë treguar edhe mbrojtja e tij të afërt. Jo të paktat janë situatat kur ata, për ta mbrojtur Kurtin, kanë shtyrë gazetarët. Njëra prej këtyre ndodhi sot, për ironi, në ditën kur u publikua raporti në të cilin Kosova shënoi rënien më të madhe të lirisë së shtypit në 15 vitet e fundit.

    Po të njëjtën eksperiencë pati edhe gazetarja Blerta Dalloshi, gjatë kohës që ajo po kryente punën e saj, u shty me forcë nga mbrojtësit e afërt të Kurtit. Po ashtu, gazetarit Kosovë Gjaci iu rrëzua pajisja e punës me të cilën po raportonte. Ngjarja ishte pothuajse e njëjtë, Kurti vraponte, ndërsa mbrojta e tij e rrethonin.

    Të gjitha këto momente mund t’i shihni në videon e vendosur më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark