
Kur përmendet siguria në aeroport, shumica mendojnë për kontrollet e pasaportave apo skanimin e bagazheve. Por në prapaskenë, një rrezik tjetër kërcënon fluturimet, ata janë zogjtë.
Përplasjet mes zogjve dhe avionëve mund të jenë shumë të rrezikshme. Për këtë arsye, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka krijuar një ekip të posaçëm që merret me mbajtjen larg të shpezëve nga zona e pistës.
Përmes një storie të realizuar nga Gazeta Insajderi, ekipi ka treguar metodat që përdor për të parandaluar praninë e zogjve në pistë.
Më tutje nga ky ekip kanë thënë se sigurohen që pista dhe rrethina të mos ofrojnë kushte të përshtatshme për folezim.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: