Insajderi
Lajme

Liburn Aliu: Mua këtu më shihni si prej Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë – nuk është e lehtë…

Insajderi
28 October 2025 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liburn Aliu: Mua këtu më shihni si prej Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë – nuk është e lehtë…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, është prezantuar si drejtuesi i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke u bërë pjesë e ekzekutivit të Qeverisë së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e vlerësoi Aliun si “më të spikaturin ndër kolegët kosovarë që kanë kontribuar në ekzekutivin shqiptar gjatë kësaj dekade”, shkruan Insajderi.

Në fjalën e tij të plotë pas prezantimit, Aliu shprehu mirënjohjen dhe vizionin për detyrën:

“E falënderoj Republikën e Shqipërisë, e falënderoj qeverinë, kryeministrin, Edi Rama, në veçanti zv/kryeministren, Belinda Balluku, për këtë detyrë. Mua këtu më shihni mbase se jam prej Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë – nuk është e lehtë, por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë në mënyrë që të kemi sukses dhe të shohim që sa më shpejt, pas 3 vitesh, Portin e Mallrave ta shohim të realizuar e pastaj edhe të lidhur me rrjetet rrugore e hekurudhore.”

Aliu potencoi rëndësinë e lidhjes së Portit të Durrësit me Kosovën dhe rajonin, duke e konsideruar si një nyje kryesore për shpërndarjen e mallrave dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan.

Më 27 gusht 2025, Liburn Aliu dorëzoi letrën e dorëheqjes te Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga detyra e ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai bëri të ditur se vendimi i tij lidhej me zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim,” shkroi Aliu në një postim në Facebook./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark