Insajderi
Insajderi Video

Zani tregon si iu ther me thikë djali i mitur dhe axha: Shkaku i TikTokut/VIDEO

Insajderi
17 January 2026 - 17:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zani tregon si iu ther me thikë djali i mitur dhe axha: Shkaku i TikTokut/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një konflikt mes dy të miturve, i nisur nga një bisedë në TikTok, përfundoi me vrasjen e një familjari të njërës palë. Vepra dyshohet se u krye nga Skender Krasniqi, babai i të miturit të dyshuar për therjen e të miturit A.Z.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, në gusht të vitit 2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, gjithçka nisi pasi i mituri T.K. kishte therur me thikë djalin e Blerim Zanit. Pas këtij incidenti, dy familjarë të të miturit të lënduar u nisën drejt shtëpisë së të dyshuarit për të kërkuar sqarime.

Ata komunikuan fillimisht me familjarët e tij, por teksa po largoheshin nga oborri, panë sërish të miturin T.K., personin që kishte therur nipin e tyre, i cili në atë moment mbante një thikë në dorë.

Në aktakuzë thuhet se, pas përfundimit të bisedës, tani i ndjeri Florim Zani dhe Ilir Zani u nisën nga porta e shtëpisë drejt rrugës së fshatit. Aty vërejnë të miturin T.K., duke dalë nga pjesa e sipërme e oborrit.

Të mllefosur, Florim dhe Ilir Zani kthehen drejt tij dhe hyjnë sërish në oborr, ku nis një fjalosje. I mituri T.K. vazhdonte të mbante thikën në dorë, ndërsa të pranishmit i kërkonin ta lëshonte atë.

Por sipas aktakuzës, në ato çaste Skender Krasniqi, babai i T.K., ia merr thikën nga dora dhe, me qëllim që ta privojë nga jeta Florim Zanin, e godet dy herë radhazi.

Si pasojë e plagëve të marra, Florim Zani rreth orës 13:02 dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Magure të Lipjanit, ku mjekët konstatojnë vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen, para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Gent Beka, Sulltane Hoti dhe Gazmend Bahtiri, dëshmoi babai i A.Z., Blerim Zani.

Në vijim mund ta ndiqni materialin e përgatitur nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark