Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka hedhur poshtë ankesën e kompanisë “Union Sh.P.K.”, në pronësi të biznesmenit Xhabir Kajtazi, lidhur me raportimet e Gazetës Insajderit që alarmoi publikun për sigurinë e qumështit për fëmijë.
Pas shqyrtimit të pretendimeve të kompanisë “Union Sh.P.K.”, KMShK konstatoi se artikulli me titull: “Firma e biznesmenit Xhabir Kajtazi kapet edhe një herë nga AUV-i – dyshime shqetësuese për toksinën në qumështin për fëmijë”, ishte në përputhje të plotë me Kodin e Mediave të Shkruara.
Sipas vendimit, Insajderi nuk ka shkelur asnjë nga kapitujt e pretenduar nga pala ankuese.
“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Union Sh.P.K. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Firma e biznesmenit Xhabir Kajtazi kapet edhe një herë nga AUV-i – dyshime shqetësuese për toksinën në qumështin për fëmijë”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II, IV, V dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht prezumimin e pafajësisë, përkatësisht privatësinë, ashtu siç pretendon pala ankuese”, thuhet në komunikatën e KMSHK-së.
Lexo raportimet e Insajderit për këtë rast:
VIDEO: