Insajderi
Lajme

Ilir Meta në Mal të Zi, pritet me parulla antikosovare nga deputetët malazez

Insajderi
12 July 2016 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta që ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi është pritur me protesta nga disa deputetët e partisë “Demokracia e Re Serbe”.

“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi.

Ndërkohë deputeti serb  Slaven Radunoviç ka thënë se Ilir Meta është i mirëpritur, por “historia nuk do të harrojë kurrë tradhtinë e Milo Gjukanoviç”, njofton Insajderi.

Kryeparlamentari Meta mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark