Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta që ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi është pritur me protesta nga disa deputetët e partisë “Demokracia e Re Serbe”.
“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi.
Ndërkohë deputeti serb Slaven Radunoviç ka thënë se Ilir Meta është i mirëpritur, por “historia nuk do të harrojë kurrë tradhtinë e Milo Gjukanoviç”, njofton Insajderi.
Kryeparlamentari Meta mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve. /Insajderi.com