Insajderi
Botë

Merkel ia rrit rrogën vetes dhe ministrave

Insajderi
13 July 2016 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministrat vendosën rritjen e pagës së tyre, pasi sot Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin që rrit rrogën e anëtarëve të kabinetit duke filluar nga një marsi i kaluar.

Kështu, pagat e qeverisë gjermane rriten 2,2 për qind nga marsi i kaluar dhe 2,35 për qind më shumë duke filluar nga një shkurti i vitit 2017.

Paga e kancelares Angela Merkel kalon nga 17,992 euro që merr aktualisht, në 18,820 euro në muaj.

Paga e ministrave rritet nga 14,608 në 15,280 euro dhe e zëvendësministrave nga 11,223 në 11,740 euro./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark