IS konfirmon vdekjen e komandantit kryesor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    IS konfirmon vdekjen e komandantit kryesor

    Insajderi
    14 July 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një medium i drejtuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka njoftuar se një nga komandantët kryesorë të grupit militant, Umar al-Shishani, është vrarë në luftime në veri të Irakut.

    Agjencia e lajmeve Aamaq tha se Shishani është vrarë në qytetin Al-Shirqat, derisa ka qenë duke luftuar kundër forcave qeveritare irakiane.

    Pentagoni ka thënë qysh në muajin mars se Shishani është vrarë nga një sulm ajror i ShBA-së në Siri, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga militantët, raporton rel.

    Shishani ka qenë këshilltar i afërt i liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark