Insajderi
Botë

Amnesty International, akuza ndaj Egjiptit për zhdukjen e qytetarëve

Insajderi
14 July 2016 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë zhdukur me forcë qindra njerëz, të cilët janë torturuar gjatë vitit të shkuar për të shtypur opozitën në vend. Sipas raportit të Amnesty International që bën këto akuza, mes njerëzve të zhdukur pa lënë gjurmë ka studentë, aktivistë politikë dhe protestues, disa prej të cilëve në moshën 14-vjeçare.

Kjo organizatë për të drejtat e njeriut thotë se shumë prej tyre janë burgosur për muaj të tërë, shpesh në pranga dhe me sytë mbyllur gjatë gjithë kohës së burgimit.
Qeveria e Egjiptit i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka përdorur kurrë zhdukjen e njerëzve dhe torturat.

Ministri i Brendshëm i Egjiptit, Madgi Abdul Ghaffar, nguli këmbë se shërbimet e sigurisë operojnë sipas ligjit egjiptian.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mbi 40 mijë të tjerë janë burgosur që kur presidenti President Abdul Fattah al-Sisi udhëhoqi grushtin e shtetit ndaj Muhamed Morsi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

Sipas Amnesty International, zhdukjet me forcë të njerëzve janë shndërruar në një instrument kyç i politikave shtetërore në regjimin e Presidentit al-Sisi.

Bazuar në raportet e organizatave lokale jo qeveritare, Amnsety International thotë se mesatarisht 3 apo 4 njerëz zhduken çdo ditë në Egjipt dhe këto operacione kryhen nga forcat e sigurisë, kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë.

Mësohet se qindra njerëz mbahen të burgosur në selinë e kësaj agjencie në kryeqytetin Kajro. Amnesty thotë se shërbimet e sigurisë janë ndeshur shpesh me organet gjyqësore, duke i detyruar këto të fundit të gënjejnë për të mbuluar gjurmët. /TCh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark