
Një kamion i gjatë i bardhë u përplas me një turmë njerëzish në Nisë të Francës në ditën e Bastijës, duke vrarë, me aq sa dihet deri tash 30 njerëz dhe duke plagosur 100 të tjerë.
Kështu ka thënë një zyrtar lokal për CNN.
Një dëshmitar, një amerikan i cili ishte në afërsi të kamionit ka thënë se shoferi ka drejtuar rimorikion e tij në drejtim të turmës, duke shtypur njerëzit përpara, transmeton Klan Kosova.
Dëshmitari tha se shoferi pas godtijes së njerëzve që kishte përpara, ka rritur shpejtësinë.
Sipas të njejtit dëshmitar, ka pasur të shtëna armësh derisa edhe televizioni francez BFM-TV ka raportuar se ka pasur shkëmbim zjarri.
Këto janë informatat që dihen deri tash: