Insajderi
Botë

50 njerëz të lënduar në Nicë po luftojnë për jetë

Insajderi
15 July 2016 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti francez Francois Hollande ka njoftuar se janë 50 persona të lënduar në sulmin e mbrëmshëm në Nicë të cilët aktualisht janë duke luftuar për jetën e tyre.

Ai e ka quajtur sulmin në Nicë si të neveritshëm, dhe ka thënë se ky qytet është një nga më të bukurit në botë dhe se sulmi ka ndodhur në ditën kur po festohej liria, njofton BBC.

Ai ka thënë se përveç francezëve, në sulm e kanë humbur jetën edhe disa shtetas të huaj.  Poashtu, Hollande ka thënë se aty ka edhe një numër fëmijësh të vdekur./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark