Insajderi
Botë

Ushtria turke ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror

Insajderi
15 July 2016 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Transmetuesi publik në Turqi është bllokuar dhe marrë nën kontroll nga ushtria turke, e cila po tenton një grusht shteti ndaj presidentit Erdogan, dhe marrjen nën kontroll të vendit.

Rreth orës 22:15 minuta po ashtu u bllokuan të gjitha rrjetet sociale, YouTube, Facebook, Twitter dhe të tjera, njofton Insajderi.

Tashmë, në Stamboll është mbyllur ura që lidh dy anët e Bosforit, ku edhe janë rritur kontrollet e sigurisë, njofton Insajderi.

Është e mbyllur dhe aeroporti “Ataturk” në Stamboll, gjithashtu ushtria turke ka ndalur punën në televizionin shtetëror poashtu bllokohet edhe agjencia e lajmeve ‘Anadolu’ dhe agjencinë e intelegjncës.

Të gjithë policia u thirr në detyrë në Ankara dhe qytetin në Bosfor, në Stamboll. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark