Insajderi
Botë

Amerika dhe Britania përkrahin qeverinë turke

Insajderi
16 July 2016 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, kanë dhënë përkrahjen e tyre për qeverinë turke pas tentimit për grusht-shtet gjatë mesnatës.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë ka thënë se të gjitha palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregohen të përmbajtur dhe të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen.

Ndërsa përmes Twitter-it, Johnson ka thënë se ka biseduar me homologun e tij turk të cilit i ka ofruar mbështetje./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark