Gulen: Erdogan mund ta ketë inskenuar vetë grusht shtetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gulen: Erdogan mund ta ketë inskenuar vetë grusht shtetin

    Insajderi
    16 July 2016 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë të veçantë që i ka dhënë “The Guardian” në rezidencën e tij në Saylorsburg të Pensilvanisë, Fethullah Gylen është shprehur se ai i refuzon të gjitha akuzat e hedhura se ka qenë ai pas përpjekjes së të premtes mbrëma për një grusht shteti.

    Ai ka thënë se bota nuk duhet t’i besoj akuzave të bëra nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

    “Ka gjasa që i gjithi ky të ketë qenë një grusht shteti i inskenuar, i planifikuar për akuza të mëtejshme [kundër Lëvizjes “Hizmet”]. Turqia nuk mund të kthehet pas më, tani që i është futur rrugës së demokracisë,” deklaroi ai.

    Gyleni u shpreh se ai është kundër çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, madje shtoi se ai e ka vuajtur përherë mbi supe çdo herë që të ketë ndodhur një e tillë në Turqi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark