Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë.
Përleshja fizike ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të shkollës Sami Frashëri.
Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar një video ku disa nxënës shihen duke e goditur me grushte një tjetër.
Njëri nga nxënësit pas disa sekondash ikë nga vendi i ngjarjes, por që vazhdon të ndiqet nga disa të tjerë të përfshirë në përleshje.
Si pasojë e përleshjes, shkaktohen probleme edhe në komunikacion.
Dhuna në afërsi të shkollave kohëve të fundit është vlerësuar si shumë shqetësuese.
Për këtë ka premtuar masa kryeministri Haradinaj por edhe ministri i Arsimit. /Insajderi.com