Ndërmarrje Publike Komunale “Trafiku Urban” ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse gjatë udhëtimit me autobusët urbanë.
Duke falënderuar personat të cilët kanë respektuar masat gjatë udhëtimit me autobusët e “Trafikut…”, të njëjtit kanë pasur lutje për ata që nuk po e bëjnë një gjë të tillë.
“U bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve me rastin e shfrytëzimit të autobusit, të vendosin maskat mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, si dhe të respektohet kufizimi i numrit të udhëtarëve”, thuhet në kërkesën e ndërmarrjes publike.
“Trafiku Urban” thotë se do të vazhdojnë me respektim të masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHP-së.