×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët që të mos hapin të pame në raste vdekjesh

    Insajderi
    07 July 2020 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hapin të pame në raste të vdekjeve të familjarëve, pasi rrezikohet që të përhapet më tepër koronavirus.

    Ndonëse, sot në këtë qytet do të varroset 80-vjecari, i cili vdiq dje pas infektimit me koronavirus, Shtabi Emergjent ka apeluar që varrimi të kryhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve dhe të afërmve, duke respektuar masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Gjithashtu, kërkohet nga qytetarët që krahas kryerjes së ceremonive mortore nga rrethi familjar, të mos organizojnë pritje-të pame në rastet e vdekjes së familjarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark