×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi bën homazhe te varri i Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri

    Insajderi
    11 July 2020 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme  ka bërë homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, përcjell Insajderi.org

    Thaçi tha se “Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

    “Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, tha ai.

    Të hënën, presidenti Thaçi do të niset për Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark