×
  • Lajme
  • Lajme

    A abuzuan me çmimet bizneset në Itali sikurse në Kosovë? flasin kosovarët e izoluar

    Insajderi
    15 March 2020 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me të shfaqur në raste të koronavirusit në Kosovë në mënyrë massive ka filluar që të sigurohen rezervat ushqimore. Ende pa u konfirmuar rastet për koronavirus qytetarët kanë zbrazur marketet, por bizneset duke përfshi edhe barnatoret kanë shfrytëzuar gjendjen e koronavirusit dhe kanë rritur çmimet deri në 200%.

    Një alkool dezinfektues që normalisht kushton 3 euro 50 cent, çmimi i tij është rritur 100 përqind pas koronavirusit, aktualisht ai është duke kushtuar 6 euro e 50.

    Ky rast është denoncuar në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK), me ç’rast zyrtari i ATK-së, ka thënë se nuk është ky rasti i vetëm që është raportuar për këtë barnatore.

    InDoks ka moniteruar disa barnatore në Prishtinë në lidhje me çmimet,  ata kanë pranuar se produktet farmaceutike kanë pësuar rritje pas kërkesë së konsumatoreve.

    “-Definfketuesi i madhe 500 ml kushton 4 euro e 50 cent i vogël 100 ml 2 euro.

    -Po, 30 cent ëshët cimi i shtijtes, po ka pas ngritje mungesa problemi qysh është i theksuar prej 10 cet

    kanë kaluar 30 cent.

    -Jo nuk ka rritje cimmeve të doreëzve po flitet në furnizim është mungesë edhe çdo pritet që me pas rritje

    çmimesh”, është shprehur farmacistja.

    Biznesmenët kosovarë e kanë përdorur situatën e koronavirusit për rritje të profitit të tyre me rritjen e çmimeve, ai thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Itali.

    Për InDoks, ka folur një shqiptar nga Italia që tashmë e sa ditë janë vënë në karantinë

    “Jo në Itali nuk ka ndodh rritja e çmimeve edhe pse është kundër ligjit, nuk është normale”, është shprehur Xhaferi. Kurse studentja kosovare nga Gjilani që aktualisht është në Itali pret që shpejt jeta të kthehet në normalitetin e mëparshëm.

    “Planet e mija kanë qenë të vahzdoj studimet siç kam filluar por shpresoj që pas datës 3 prill do t’i kthehmi  normalitet dhe të fillojmë me ligjerata. Plane për tu kthyer në Kosovë për momentin nuk kam kur përfundon semesteri pastaj do të kthehem”.

    Një betejë e pashmangshme me këtë sëmundje tashmë ka nisur. Ashtu sic po e bëjnë edhe krejt bota, Kosova disi u la si në fund për tu prekur nga virusi. Se cka e bëri që të ndodhë kjo muaj pasi që virusi shpërtheu në Kinë është ende e paqartë, por një shpjegim që ëhstë dhënë deri tash është edhe ai i izolimit të vendit me regjimin e vizave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark