×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident në rrugën Prevallë – Prizren, lëndohet një person

    Insajderi
    08 May 2024 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prevallë – Prizren, sonte rreth orës 21:25.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, konfirmoj për Insajderin se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

    Bytyqi tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

    “Policia ka kryer të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes, rasti është në hetime”, tha Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark