×
Show

A beson Kresha në kualifikimin e Kosovës në ‘Euro 2020’, ja çka thotë

Insajderi
09 November 2019 - 21:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Reperi, MC Kresha i cili njihet si një dashamir i madh i futbollit, ka treguar mendimin e tij rreth kombëtares së Kosovës me theks të veçantë, rreth kualifikimit të mundshëm në ‘Euro 2020’.

Ai në emisionin “Review” me Nora Haxhën, ka folur rreth lojtarëve të tij të parapëlqyer derisa nuk ka hezituar të jap edhe këshilla për lojën që pritet të zhvillohet në mes Kosovës e Anglisë, shkruan Insajderi.

SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat

Kresha përpos që ka kërkuar mirëkuptimin dhe mikpritjen e ngrohtë të anglezëve në Kosovë, ka treguar se beson që kualifikimi i Kosovës në ‘Euro 2020’, do të ndodhë.

Futbolli bashkon njerëzit, i bashkon popujt. Futbolli nuk njeh ngjyrë, nuk njeh kombësi. Për këtë arsye ne duhemi të zhvillojmë lojë. Besoj që Kosova i ka pasur gjithë këto suksese sepse nuk e kemi pasur presionin e urrejtjes, nacionalizmit. Por, djemtë kanë luajtur me një krenari, kanë luajtur me një motivim ekstra, dhe kjo besoj që ka me na nxjerrë si fitues moral, edhe nëse nuk kualifikohemi. Unë besoj që kemi me u kualifikua, plotësisht.” – ka thënë Kresha.

Kujtojmë që emisioni “Review” me Nora Haxhën, është prodhim i gazetës online “Insajderi” dhe transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10.

Më poshtë e gjeni emisionin e plotë. / © Review /

REVIEW / Intervista më e ‘djegstë’ ndonjëherë – i ftuar, MC Kresha

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark