×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A do bënit për Harandinajn atë që po bëni për Thaçin?” Rama: Kësaj pyetje nuk i përgjigjem, fyese për mu

    Insajderi
    12 October 2022 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

    Rama: Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë se ç’them unë.

    Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat në nuancat e fjalët e disave, u ndien e të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu t’i fyej dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim tragjik.

    Unë jam i bindur që e vërteta e Kosovës do shkojë në vendin e duhur. Sepse drejtësinë e Kosovës nuk e mbulon dot sedra e askujt.

    Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj.

    Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark