×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do ta çnjohë Libia Kosovën siç pretendoi Vuçiq? – reagon ambasadori Bajrami

    Insajderi
    11 January 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, këtë të mërkurë është takuar me ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary, në Bruksel.

    Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës.

    Njëri ndër shtetet në “Listën e Vuçiqit”, ishte edhe Libia.

    Megjithatë sipas ambasadorit Bajrami, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Libia, është konstatuar nevoja për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Libisë.

    “Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabiliteti dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit. U dakordum për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark