×
  • Sport
  • Sport

    A do ta marrë udhëheqjen e Kombëtares së Kosovës? Flet De Biasi

    Insajderi
    27 November 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku foli në lidhje me kalimin e Kombëtares shqiptare në kampionatin europian të Gjermanisë.

    Gjatë intervistës, ai u ndal te kombëtarja e Kosovës duke thënë se lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi.

    Sipas tij, Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Evropë.

    “Përfaqësuesja e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektivave në jetë është e mundur”, tha ai.

    I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: “Për momentin jo nuk jam kontaktuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark