×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A do të aderojë në LDK? – Përgjigjet për Insajderin Rukiqi

    Insajderi
    19 September 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media është raportuar se ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi shumë shpejt do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një mundësi të tillë nuk e ka mohuar në tërësi vet Rukiqi në një përgjigje për Insajderin.

    I pyetur nëse janë të vërtetë zërat se ai do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai u përgjigje “Tani për tani politika nuk është në planet e mia”.

    Kush është Berat Rukiqi?

    Berat Rukiqi ushtroi pozitën e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) për një mandat katër-vjeçar, nga viti 2018 deri në 2022.

    Para se të udhëhiqte Odën Ekonomike, ai kishte zhvilluar karrierë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për një vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vjet në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, si dhe 10 vjet si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.

    Për katër vjet, ai kishte ushtruar funksionin e kryesuesit të Bordit të Drejtoreve të KEK-ut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark