×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të ankohen mjekët te Avokati i Popullit për koeficientin e pagave – Sejdiu flet për Insajderin

    Insajderi
    18 February 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda e Mjekëve të Kosovës nuk ka dorëzuar ende asnjë ankesë te Avokati i Popullit, për koeficientin e ri të Ligjit të Pagave.

    Këtë e ka konfirmuar kryetari, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Gazetën Insajderin.

    Tutje, Sejdiu tha se janë duke e shqyrtuar çështjen e diskriminimit pasi që sa i përket koeficientit nuk mundemi të ndikojmë aq shumë.

    “Jo ende nuk kemi dorëzuar është e vërtetë që janë dy pika të cilat që jemi duke e shqyrtuar çështjen e diskriminimit pasi që sa i përket koeficientit, besoj se te koeficienti ne nuk mundemi të ndikojmë aq shumë, sepse janë ato të holla çka janë sipas ministrisë dhe nuk kemi se si të kontestojmë, për çështjen e mundësisë së diskriminimit, atë jemi duke e shqyrtuar dhe do të vendosin organet tona në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Sejdiu për Insajderin.

    Ndryshimi i pagave me koeficientin e ri sipas Sejdiut nuk përkon me realitetin e inflacioni.

    “Po shikoni tash nëse e shikojmë rritje numerike do të thotë po është një dyfishim i pagës të mjekut, se sa ajo përkon me realitetin e inflacionit është larg dyfishimit dhe të fuqisë së parasë, kurse në anën tjetër sa i përket rangimit pjesërisht jemi të kënaqur. Kjo është ndoshta një hap i parë, më mirë të kemi një ligj dhe mandej të punojmë te një ligj jo të shkëlqyeshëm por konsiderojmë se asnjë ligj nuk i rregullon të gjitha çështjet, nuk i kënaq të gjitha kategoritë, po besoj që është një ligj i cili është më mirë se hiq dhe mund vitin e ardhshëm të punojmë në të dhe të bëjmë me shumë drejtësi”, tha Sejdiu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark