×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

     4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite

    Insajderi
    04 May 2024 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.

    Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit.

    Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do të mbahet edhe një organizim për shënimin e kësaj dite, kur përveç zëvendës komandantit të Brigadës, Malë Gashi do të jenë të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama e kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

    Dita e Zjarrfikësve u krijua në vitin 1999 pasi 5 zjarrfikës vdiqën tragjikisht gjatë një zjarri në Australi, kur drejtimi i erës ndryshoi papritur dhe ata u përfshinë nga flakët.

    Kjo ditë nuk nderon vetëm punonjësit aktual, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre në shërbimin zjarrfikës ndër vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark