×
Hulumtime/Analiza / Analiza

A do të favorizohet sërish Albas dhe njerëzit e VV’së? MASHT zero transparencë për rishikimin e librave

Insajderi
04 April 2024 - 17:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Janë bërë tash e një vit që ka nisur procesi i rishikimit të teksteve shkollore. Procesi ka nisur në prill të vitit të kaluar. Një raport i është dorëzuar kryeministrit Kurti tek para dy jave. Aty ceket se janë rekomandimet e ekspertëve për ndryshimin e teksteve shkollore. Por, mbetet e mistershme se kush e hartoi atë raport. Ministria e Arsimit nuk pranon të japë përgjigje për emrat e anëtarëve të dy trupave të ekspertëve.

Emrat e KEPTSh, Këshillit për Programe e Tekste Shkollore që është organi më i lartë për të vendosur për përmbajtjen e librave shkollor. Po ashtu, sekret mbahet edhe ekipi i ekspertëve i angazhuar nëpërmjet thirrjes në muajin prill të vitit të kaluar.

Aty ceket se këta ekspertë do të angazhohen për rishikimin e teksteve shkollore. Kryesuese e Këshillit për Programe e Tekste Shkollore KEPTSH që është marrë me këtë çështje është emëruar Habibe Buzuku.

Ndërkohë, po ashtu në prilll të vitit të kaluar është bërë ” Thirrja për aplikim për Ekspertë për rishikim të teksteve shkollore të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat 1,2,3,4,5,6,7,8,9.”.

Por që nuk dihet se kush janë ekspertët e përzgjedhur. Asnjë përgjigje nuk kanë kthyer për Insajderin kur janë pyetur për emrat e tyre.

Çka përfshinë rishikimi i librave?

Para dy jave, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i dorëzoi kryeministrit, Kurti, raportin e fazës së parë të rishikimit të teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës.

Kurti u shpreh se tema e këtij takimit është thelbësore për arsimin, pasi rishikimi I teksteve është vendimtar për cilësinë e arsimit dhe edukimit, ku me kërkesë të MASHT-it ka filluar procesi i rikishimit të 38 teksteve, 21 të gjuhës shqipe dhe 17 të matematikës.

Kryeministri theksoi se lënda e gjuhës dhe ajo e matematikës janë vendimtare për formimin e nxënësve dhe për karrierat e tyre në të ardhmen.

Për përgatitjen e këtij raportu, kryeministri u shpreh se paraqet një bazë të mirë për korrigjim dhe avancimin e teksteve mësimore.

“Shpresojmë dhe besojmë se ky raport do të nxisë debat publik të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe të gjithë atyre që e kuptojnë që ardhmëria e vendit tonë varet nga ngritja e cilësisë së arsimimit dhe të edukimit”, deklaronte kryeministri.

Në anën tjetër, ministrja Nagavci tha se kërkesa për fillimin e këtij procesi ka qenë insistim i MASHT-it dhe me mbështetjen e BE-sëka përfunduar faza e parë, ku janë rishikuar tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës, ndërsa janë në proces të fillimit të rishikimit tekstet e shkencës.

Ministrja u shpreh se tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës janë zgjedhur duke pasur parasysh rezultatet e testit PISA.

Ajo shtoi se përveçse do të vazhdojnë me rishikimin e teksteve, po ashtu planifikojnë që të gjitha këto raporte t’i ndajmë me shtëpitë botuese dhe autorët e teksteve dhe do të jetë obligim i tyre që t’i përmirësojnë në bazë të gjetjeve të cilat janë realizuar.

MASHT në thumb të kritikave për favorizimin e Albasit: Nagavci përfitoi para nga kjo shtëpi botuese

Prej se Qeveria Kurti ka nisur detyrën, MASHT tërë kohën ka qenë në thumb të kritikave për favorizime të shtëpive botuese. Ministres Nagavci ia kanë përmendur favorizimin e Albas. Pikërisht për këtë është diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës. Këtë çështje e ka ngritur deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, i cili ka kërkuar Prokurorinë të hetojë fitimet e “Albas” dhe aleancat me pushtetin.

Krastrati në seancën e ka akuzuar Mihalin dhe Nagavcin për krim të organizuar në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore. Aty e ka përmendur kompaninë botuese “Albas”.

“A është kjo e rastësishme kjo me axhin, jo. Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët dhe improvizuat me një vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësit… Dhe këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep të holla si atij milionerit, si të varfëritë, 30 milionerit, 30 të varfëritë, a po kuptoni çka keni bërë. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti, e ata e mbajnë mësimin me planprograme ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin, Obranoviqët e të tjerë”, deklaroi Kastrati.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar ligjin për tekste shkollore në lexim të parë, me 60 prezentë, pra këtu keni rrejt që kanë qenë për mbi 60, kjo është puro hajni me vota. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me këto pare blenë kah një pasqyre, e këqyrni fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin?”, ka shtuar tutje deputeti i PDK’së.

Insajderi pati raportuar ekskluzivisht për lidhjet e Nagavcit me “Albas”. Ajo ka të botuar librin “Aventurat tona të Verës” në shtëpinë botuese nga Shqipëria.

Emri i firmës “Albas”, një kompani multimilionëshe nga Shqipëria që merret me botimin e librave, përmendet në deklarimin e pasurisë së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Aty dëshmohet se jo më larg se një vit e gjysmë, ministrja Nagavci kishte pranuar një pagesë në xhirollogarinë e saj nga firma private “Albas”. Shumën e kishte mbajtur sekret. Nuk dihet se sa euro kishte pranuar ministrja nga kjo kompani.

Ministrja Nagavci, atëkohë deputete, kur kishte deklaruar pasurinë në qershor të vitit 2020 kishte treguar për publikun vetëm arsyen se pse është paguar nga kompania “Albas”.

Lexo edhe:

/GazetaInsajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark