×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A do të kandidoj përsëri për kryetar nëse do të ketë zgjedhje të reja? Flet për Insajderin Kryetari i Zveçanit

    Insajderi
    19 January 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme është nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të Komunës së Zveçanit. Qytetarët janë mbledhur në grupe të ndryshme.

    Ndërsa, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

    Për këtë peticion kryetari Ilir Peci, tha për Gazetën Insajderi se nëse vendoset për zgjedhje të reja ai nuk ka marrë ende ndonjë vendim se a do të kandidojë përsëri.

    Sot veç sa ka nisur nënshkrimi për peticion, nëse vendoset për të shkuar në zgjedhje nëse do kandidoj përsëri nuk e di, varet nga vendimi që merr partia dhe kryetari”, tha ai në një përgjigje për Insajderin.

    Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark