×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    A do të ketë pasoja nëse refuzohet plani franko-gjerman? Ambasadori gjerman tregon se çfarë mund të ndodh

    Insajderi
    03 November 2022 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde ka dhënë detaje të reja për planin franko-gjerman sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se propozimet duhet të pranohen nga partnerët në bisedime.

    “Ne japim propozime dhe ato mund të merren ose kundërshtohen “, tha Rohde, duke shtuar se – “në dialog, mes dy shteteve, duhet të arrihen kompromise në të mirë të të dyja palëve, pra të qytetarëve”.

    Sipas tij,  ky është mesazhi gjerman, se duhet të bëhen kompromise.

    “Ne do të japim ndihmën e përkrahjen tonë që edhe marrëveshjet e  mëhershme të zbatohen, sikurse sa i përket targave, apo Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

    Rohte po ashtu tha se se refuzimi i planit franko-gjerman nuk sjell sanksione, as shpërblime.

    “Sansksione ka vetëm si në rastin e Rusisë”, tha Rohde, duke shtuar se nëse disa hapa të caktuar nuk ecin përpara, atëherë nuk ka shpërblime, por megjithatë nuk ka sanksione.

    Ai tha se nuk mund të flasë më shumë për planin franko-gjerman sepse për këtë dueht pyetur kryeministrin e Kosovës, Kurti e presidentin e Serbisë, Vuçiq.

    “Kjo është çështje e konfidencialitetit”, tha ai në RTK.

    Ai tha se gjithçka që Gjermania e Franca bëjnë, është të kontribuojnë që këtë konflikt ta zgjidhin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark