×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të lejohet Nasim Haradinaj të vijë në Kosovë për varrimin e vëllait? – flasin nga Specialja

    Insajderi
    03 March 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhomat e Specializuara në Hagë ende nuk kanë marrë vendim nëse ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj do t’i jepet leja për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit i cili vdiq të enjten.

    Deri më tani nuk ka një vendim, thuhet mes tjerash në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

    “Në përgjithësi, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon të paraburgosurit t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendoste për çdo kërkesë të tillë. Nuk ka një paraqitje publike apo vendim i adresuar për këtë çështje”, ka thënë Michael Doyle për Insajderin.

    “Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet nga Mbrojtja dhe vendimet e gjykatësve janë të publikuara në faqe e Dhomave të Specializuara, kështu që kur të ketë ndonjë informatë tjetër në lidhje me këtë çështje do të jetë në dispozicion, nëse do të ketë një të tillë, ajo do të publikohet në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi për media në ZPS.

    Kujtojmë që maj të vitit të kaluar, Nasim Haradinaj u dënua nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim si dhe me një shumë parash prej 100 eurosh.

    Agron Haradinaj po vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    “Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhej në njoftimin e OVL-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark