×
Insajderi

A do të lëvizë Sllovakia për ta njohur Kosovën? Kryediplomati sllovak reagon pas marrëveshjes

Insajderi
19 March 2023 - 17:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për “guximin dhe përgjegjësinë politike”, pas arritjes së marrëveshjes mbi zbatimin e propozimit europian.

Ai tha se Sllovakia do ta japë mbështetjen e saj.

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për ta zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati ta japë mbështetjen e saj”, shkroi Kaçer në Twitter.

Sllovakia është njëra nga ato pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark