×
  • Showbiz
  • Show

    A do të marrë pjesë princ Harry në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles?

    Insajderi
    13 April 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas spekulimeve të shumta është konfirmuar se princ Harry do të marrë pjesë në ceremoninë kurorëzimit të Mbretit Charles.

    Charles do të kurorëzohet në një ceremoni që daton 1000 vjet më parë, i rrethuar nga krerë shtetesh dhe personalitete të huaja.

    Por pjesëmarrja e djalit të tij më të vogël kishte qenë në dyshim pasi 38-vjeçari kritikoi ashpër familjen e tij në librin e tij të fundit.

    Pallati Buckingham dhe një zëdhënës i çiftit konfirmuan se Harry do të marrë pjesë në ngjarjen e 6 Majit, ndërsa Meghan do të qëndrojë në Kaliforni me dy fëmijët e vegjël të çiftit.

    Kurorëzimi i Mbretit Charles do të përkojë me ditëlindjen e djalit të Meghan dhe Harry, i cili pritet të mbushë 4 vjeç.

    Meghan dhe Harry

    Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Kaliforni, duke thënë se dëshironin të nisin një jetë të re.

    Ata janë parë në Britaninë e Madhe vetëm në disa raste që kur u larguan në SHBA duke përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, e cila ndërroi jetë pas 70 viteve në fron. Pallati Mbretëror e kishte bërë më qartë se Harry ishte ftuar në këtë ngjarje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark