×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “A do të pëlqente treshja me ne?”, kërkesa e pazakontë e dy vajzave të Për’puthen, kujt iu drejtuan ato?

    Insajderi
    14 November 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen”, dy konkurrente teksa po mbanin duart e njëra-tjetrës, ftuan në një takim në studio Ardin, të cilit i bënë disa pyetje ‘pikante’.

    Dy vajzat, Ketrina dhe Gerta në një moment e pyesin atë nëse e ka problem që ato të dyja janë kaq afër me njëra-tjetrën dhe ai përgjigjet ‘jo’ pasi i ‘duket gjë normale’. Më pas e pyesin atë në se ‘kishte menduar një lidhje me dy femra’ dhe Ardi thotë ‘se ka dëgjuar për burra që kanë dy gra’.

    Ardi: Jam shumë me fat. Pse kishit dy orë që mbanit dorën e njëra-tjetrës?

    Gerta: Se po na shijonte

    Ketrina: Pse a ka ndonjë gjë të keqe?

    Ardi: Jo, thjesht për ta ditur se u çuditën të tjerët, mu duk gjest normal

    Ketrina: A të pengon ty që ne jemi kaq afër me njëra-tjetrën?

    Ardi: Ça problemi ka?

    Ketrina: Si e kishe menduar një lidhje me dy femra

    Ardi: Ka ndodhur që një burrë të ketë dy gra

    Ketrina: Domethënë ti je dakord me këtë?

    Ardi: Në rast se gratë shkojnë me njëra-tjetrën pse jo, mos të kemi probleme

    Ketrina: Po ndihesh në siklet

    Ardi: Mos keni patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën ju?

    Gerta: Jo, ça marrëdhënie për shembull

    Ardi: Ku di gjë unë, po pyes

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark