UEFA ka shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael gjatë dy javëve të ardhshme për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vend, njoftoi të dielën organi qeverisës evropian i futbollit.
“Në dritën e situatës aktuale të sigurisë në Izrael, UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael në dy javët e ardhshme, datat e reja do të konfirmohen në kohën e duhur”, tha UEFA në një deklaratë, përcjell Gazeta Insajderi.
Këtu përfshihen ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 të së enjtes mes Izraelit dhe Zvicrës, si dhe ndeshjet e kampionatit të Izraelit në Euro U-21 kundër Estonisë dhe Gjermanisë.
Ndërkaq, ndeshja Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar për 15 tetor, gjithashtu mund të shtyhet, paralajmëroi UEFA, duke shtuar se do të presin edhe disa ditë për të vendosur.
“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të mbetet në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme”, thuhet në deklaratën e UEFA-s. /Insajderi.org/