Lionel Messi ishte tema më e përfolur vitin e kaluar në botën e futbollit.
Pas shumë vitesh te Barcelona, sulmuesi argjentinas u largua nga “Camp Nou” dhe u transferua në Paris Saint-Germain.
Këtë afat kalimtar veror, disa mediume të huaja kanë raportuar se Barcelona po punon për rikthimin e argjentinasit në “fole”.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Hernandez ka thënë se një gjë e tillë është e “pamundur”.
“Nuk ka kuptim të flasim rreth rikthimit të Messit te Barcelona tani. Ai është nën kontratë me PSG-n, andaj është e pamundur. Do ta shohim në të ardhmen”, deklaroi Xavi.